Nëse nuk fitoni, nuk paguani do të thotë që do të zbresim një tarifë nga ajo që fitoni. Ose mos paguani asnjë tarifë me anëtarësimin tonë vjetor me kosto të ulët, AirHelp+.
Nëse nuk fitoni, nuk paguani
Ju merrni: Deri në 65%
65%Ju merrni35%Tarifa jonëTarifë e zbritur nga ajo që fitoni
Tarifa standarde është e barasvlershme me 35%
Me TVSH dhe pa surpriza më vonë
AirHelp+
Ju merrni: 100%
100%Ju merrniNuk do të ketë tarifë të zbritur nga ajo që fitoni
Parashtroni kërkesa sa herë të keni nevojë
Blini përpara problemeve me fluturimin
Nga 39,99 € në vit
Ju lutemi, vini re, nëse kërkesa juaj i nënshtrohet ligjeve të Brazilit, duhet t’i referoheni Listës së çmimeve për Brazilin
Nëse nuk fitoni, nuk paguani
Standarde
Ju merrni
390 €
Tarifa jonë
210 €
AirHelp+
Në të gjitha rastet
Ju merrni
600 €
Tarifa jonë
0 €
Shpjegimi i tarifës standarde
Çfarë përfshihet në tarifën standarde?
Tarifa jonë standarde mbulon gjithçka që ka të bëjë me përfitim e kompensimit tuaj sipas një kërkese standarde dhe përfshin TVSH-në për të evituar surprizat më vonë.
Ekipi ynë i 400+ AirHelpers është i gatshëm për të trajtuar çdo aspekt të kërkesës suaj, nga verifikimi i dokumenteve dhe konfirmimi i të dhënave mbi motin dhe fluturimet, deri te përgatitja e çështjes dhe negociatat me linjat ajrore.
Do t’ju informojmë hap pas hapi. Në rast se keni ndonjë pyetje, jemi në dispozicion 24/7. Lexoni Kushtet tona të përgjithshme

Niseni kërkesën vetë
Kërkon shumë kohë dhe është stresuese
Ballafaqimi vetëm me proceset e ndërlikuara të linjave ajrore
Duhet ta mësoni vetë ligjin
Nëse humbni, keni humbur edhe kohën tuaj
- PA TELASHE
Kërkesë për kompensim me AirHelp
Kontrolli i kompensimitTarifë e përballueshme fikse
Ne e menaxhojmë kërkesën për ju, duke përfshirë të gjithë dokumentacionin dhe negociatat
Specialistë në të drejtat e pasagjerëve dhe çështjet e kompensimeve
Nuk rrezikoni pasi nuk paguani asgjë nëse nuk kompensoheni
Ne mbulojmë shpenzimet ligjore. Fitoni ose jo, AirHelp do të paguajë të gjitha shpenzimet ligjore që mund të jenë deri në 1000 €
Përdorni një avokat
E trajton kërkesën për ju
Avokatë të shtrenjtë dhe mbase edhe tarifa gjyqësore
Shumica e avokatëve nuk janë të specializuar në të drejtat e pasagjerëve
Prapëseprapë duhet të paguani nëse humbni, mbase edhe tarifat e avokatit të linjës ajrore
1. HYRJE
Tarifat tona përfshijnë listën tonë të plotë të çmimeve që përshkruan se si AirHelp do t’ju tarifojë për shërbimet që ofron. Ju lutemi, lexojini ato me kujdes.
Ne rekomandojmë që të mos e angazhoni AirHelp për asnjë nga shërbimet tona derisa të keni lexuar dhe kuptuar Kushtet, Deklaratën e privatësisë dhe Tarifat tona. Nëse keni ndonjë pyetje, dyshime ose shqetësime, ju lutemi na kontaktoni në [email protected] ose shikoni Pyetjet e shpeshta.
Ju lutemi, vini re se, nëse kërkesa juaj lidhet me një fluturim me destinacion të fundit ose që niset nga Brazili, përdorimi i shërbimeve mund të rregullohet nga Kushtet e përgjithshme të Brazilit dhe mund të zbatohet Lista jonë e çmimeve në Brazil.
2. PËRKUFIZIME
Tarifat tona duhet të lexohen së bashku me Kushtet tona të përgjithshme, ku do të gjeni të gjitha përkufizimet që përdoren në Tarifat tona.
3. SHËRBIMET QË OFROHEN FALAS
AirHelp nuk do t’ju tarifojë asnjë kosto për shërbimin e përshtatshmërisë, shërbimin e informacionit ose kur konstatohet se përfitimi i kompensimit të fluturimit nuk është i mundur edhe pas shërbimit të kompensimit.
4. TARIFAT PËR SHËRBIMIN E KOMPENSIMIT
Shërbimi i kompensimit ndodh kur AirHelp ju ndihmon të merrni kompensimin e fluturimit nga linja ajrore. Modeli i AirHelp është i tillë që nëse nuk fitoni, nuk paguani. Kjo do të thotë që kur ofrojmë shërbimin e kompensimit, AirHelp ju tarifon vetëm kur ia kemi dalë të marrim kompensimin e fluturimit nga linja ajrore.
Janë dy lloje tarifash që ju i paguani AirHelp për shërbimin e kompensimit. Së pari, ju paguani për tarifën e shërbimit, e njohur gjithashtu si tarifa standarde, dhe më pas, nëse kërkohen veprime ligjore, ju paguani edhe tarifën për veprime ligjore. Këto tarifa zbriten nga shuma totale e kompensimit të fluturimit që AirHelp arrin të sigurojë nga linja ajrore.
Shërbimi i kompensimit (tarifa si pjesë e shumës së kompensimit të fluturimit)
Tarifa standarde/Tarifa e shërbimit*: 35%
Tarifa për veprime ligjore*: 15%
*Përfshirë TVSH-nëAnëtarët e AirHelp+ nuk paguajnë as Tarifën e shërbimit dhe as Tarifën për veprim ligjor për shërbimin e kompensimit. Anëtarët e AirHelp+ paguajnë tarifat e anëtarësimit të listuara më poshtë.
Mënyra e funksionimit shpjegohet në klauzolat e mëposhtme:
Tarifa e shërbimit//Tarifa standarde
Për çdo kërkesë ku arrijmë të sigurojmë kompensimin e fluturimit, tarifa e shërbimit është 35% e shumës totale të kompensimit, përfshirë TVSH-në përkatëse.
Tarifa për veprime ligjore
Tarifa për veprime ligjor është një tarifë që paguani AirHelp vetëm nëse veprimet ligjore për ofrimin e shërbimit të kompensimit janë të nevojshme. Tarifa për veprime ligjore është 15% e shumës totale të kompensimit të fluturimit, përfshirë TVSH-në përkatëse. Ajo hiqet nga shuma juaj e kompensimit të fluturimit, përveç tarifës së shërbimit.
Shpenzime ligjore
Për ndjekjen e kërkesës suaj përmes veprimeve ligjore shpesh kërkohet që AirHelp të mbulojë shpenzimet ligjore dhe, në varësi të juridiksionit, të paguajë tarifa gjyqësore. Kur ndodh kjo, AirHelp do të paguajë shpenzimet ligjore dhe tarifat gjyqësore sipas rastit, në përputhje me juridiksionin përkatës. Nëse AirHelp arrin të sigurojë kompensimin e fluturimit përmes veprimeve ligjore, AirHelp do t’i kërkojë gjykatës që shpenzimet ligjore dhe tarifat gjyqësore të rimbursohen nga linja ajrore. Nëse gjykata urdhëron rimbursimin e shpenzimeve ligjore dhe/ose tarifave gjyqësore, të drejtën për këto shuma e ka AirHelp. Por, nëse AirHelp nuk është i suksesshëm përmes veprimeve ligjore, gjykata mund të urdhërojë që rimbursimi për shpenzimet ligjore të shkojë në favor të linjës ajrore. Nëse kjo ndodh, AirHelp do të paguajë për shpenzimet ligjore të linjës ajrore.
AirHelp nuk do t’ju tarifojë për shpenzimet ligjore ose tarifat gjyqësore, përveç rasteve të përshkruara në seksionet e Tërheqjes dhe Përfundimit të Kushteve të përgjithshme, ku AirHelp rezervon të drejtën t’ju tarifojë shpenzimet ligjore vetëm nëse tërhiqeni nga shërbimi i kompensimit pas fillimit tashmë të veprimeve ligjore nga ana e AirHelp ose nëse keni shkelur Kushtet e përgjithshme.
Shënim për klientët danezë
Nëse jeni klient që jetoni në Danimarkë, tarifat që AirHelp ju ngarkon për shërbimin e kompensimit janë fikse. Tarifa e shërbimit është fikse në shumën që zakonisht përkon me 35% të shumës totale të kompensimit të fluturimit.
Tarifa për veprimet ligjore është fikse për shumën që zakonisht përkon me 15% të shumës totale të kompensimit të fluturimit.
Shumat mund t’i gjeni këtu.
Tarifa e shërbimit dhe ajo e veprimeve ligjore janë me TVSH.
Shënim për klientët suedezë
Nëse jeni një klient që jetoni në Suedi dhe kërkesa juaj depozitohet në gjykatën suedeze në emrin tuaj, AirHelp do të paguajë tarifën e aplikimit në emrin tuaj. Mund të keni nevojë për një avokat që të ndërmarrë veprime ligjore para se kërkesa të depozitohet në gjykatë. Shpenzimet ligjore për kohën e avokatit janë në përputhje me standardin përkatës të kostos për orë. Më shumë informacion rreth standardit të kostos për orëe gjeni këtu.
Nëse AirHelp fiton çështjen tuaj përmes veprimeve ligjore, AirHelp mund të kërkojë, përmes gjykatës, që linja ajrore të rimbursojë shpenzimet ligjore. Në këtë rast, shpenzimet ligjore të urdhëruara nga gjykata do t'i përkasin AirHelp për të mbuluar shpenzimet ligjore të paguara fillimisht nga AirHelp. Nëse AirHelp e humb çështjen tuaj, AirHelp është përgjegjës për pagesën e shpenzimeve ligjore dhe ju nuk do të paguani këtë tarifë për AirHelp.
Kërkesat e vullnetit të mirë
Në rastet kur AirHelp ka siguruar kompensimin e fluturimit për një kërkesë të vullnetit të mirë, ne do t’ju tarifojmë një shumë prej 29,99 $. AirHelp do të heqë dorë nga kjo tarifë kur kompensimi i fluturimit është (i) monetar dhe më pak se 30,00 USD, ose (ii) jomonetar dhe më pak se 3000 pikë krediti.
5. TARIFA E ANËTARËSIMIT AIRHELP+
Nëse jeni anëtar i AirHelp+, siç përcaktohet në Kushtet e përgjithshme, ju keni të drejtën e shërbimeve AirHelp+, duke përfshirë shërbimin e kompensimit, pa pasur nevojë të paguani as tarifën e shërbimit dhe as tarifën për veprime ligjore sa herë që përfitoni kompensimin e fluturimit si anëtar.
Nëse jeni anëtar i AirHelp+ dhe AirHelp vendos të ndjekë një kërkesë të vullnetit të mirë në emrin tuaj, ne do të heqim tarifën për kërkesën e vullnetit të mirë.
Tarifat standarde të anëtarësimit për planet dhe abonimet e ndryshme të AirHelp+ ku jeni regjistruar janë si më poshtë:
Plani AirHelp+ Smart :
Vjetore: 39,99 €Plani AirHelp+ Pro:
Vjetore: 99,99 €Planet e blera përmes palëve të treta:
Ju dhe kompania juaj, që ju ka shitur AirHelp+, siç përshkruhet në klauzolën 6, do të bini dakord për tarifat.Nëse ju është ofruar një tarifë e veçantë anëtarësimi, ju lutemi referojuni kushteve të ofertës për tarifën përkatëse.
6. TARIFA TË VEÇANTA PËR KLIENTËT NGA AGJENCITË E UDHËTIMIT OSE KOMPANI TË TJERA
Përdorimi juaj i shërbimeve AirHelp i nënshtrohet gjithmonë Kushteve të Përgjithshme, por nëse keni lidhur një marrëveshje me një agjenci udhëtimi, kompani menaxhimi udhëtimesh ose një entitet tjetër që ju jep të drejtën për kushte të ndryshme pagese, ose nëse ky entitet do të bëjë pagesën për AirHelp në emrin tuaj, atëherë struktura e tarifave, metodat e pagesës, konvertimi i monedhës dhe shërbimet e përfshira në anëtarësimin tuaj mund të jenë të ndryshme, në përputhje me ato kushte. Megjithatë, në asnjë rast shuma totale e kombinuar e tarifës së shërbimit dhe tarifës për veprime ligjore që zbatohet për ju nuk do të tejkalojë shumën totale të përshkruar më sipër.
7. SHUMA E PLOTË E KOMPENSIMIT TË FLUTURIMIT
AirHelp do t’ju paguajë gjithmonë shumën e plotë që kemi marrë si kompensim të fluturimit për kërkesën tuaj, minus tarifat tona (“Shuma juaj e plotë”).
Nëse shërbimi i kompensimit bëhet sipas Rregulloreve Evropiane për të Drejtat e Pasagjerëve të Linjave Ajrore, AirHelp do t’ju paguajë shumën tuaj të plotë në EUR (€).
Nëse shërbimi i kompensimit bëhet sipas një rregulloreje tjetër për të drejtat e pasagjerëve të linjave ajrore, AirHelp do t’ju paguajë gjithmonë shumën tuaj të plotë në monedhën e kërkuar sipas asaj rregulloreje ose, kur ju ofrohet nga AirHelp, nëse zgjidhni monedhën e vendbanimit tuaj.
Në rast se linja ajrore paguan kompensimin e fluturimit në një monedhë tjetër nga ato të specifikuara më sipër, shuma do të konvertohet nga ofruesi i pagesave, duke përdorur kurset e këmbimit të ofruara prej tyre ose nga institucionet financiare me të cilat ata punojnë. AirHelp nuk do t’ju ngarkojë me komisione ose tarifa të tjera bankare.
Shuma përfundimtare do të ndryshojë në varësi të datës kur linja ajrore bën transferimin e shumës tek AirHelp.
8. TRANSFERTAT NDËRKOMBËTARE BANKARE
AirHelp ofron transferta bankare ndërkombëtare përmes një pale të tretë AirHelp, pa asnjë tarifë shtesë. Megjithatë, AirHelp nuk do të mbulojë asnjë tarifë ose kosto shtesë që mund t’ju ngarkohet nga ndërmjetësuesit e pagesave ose bankat përfituese. Banka juaj mund të aplikojë një tarifë për këmbimin valutor.
Në shumicën e rasteve, kompensimi i fluturimit do të transferohet në monedhën EUR (€). Prandaj, mund të mbërrijë një shumë e ndryshme në llogarinë tuaj bankare në momentin e marrjes së shumës tuaj të plotë, nëse shuma është konvertuar në një monedhë tjetër nga banka juaj ose ndonjë ndërmjetësues tjetër. Nuk është e mundur që AirHelp të kontrollojë kurset e këmbimit valutor ose të përcaktojë mënyrën dhe kohën e konvertimit të shumave në një monedhë tjetër gjatë transfertës ose në momentin e marrjes së saj.
9. Pagesa me çek në USD
Për banorët e SHBA-së, AirHelp ofron pagesa me çek në USD si metodë pagese për të marrë kompensimin e fluturimit. Në këto rrethana, AirHelp nuk do të ngarkojë asnjë tarifë shtesë për kryerjen e pagesave me çek në USD. Megjithatë, AirHelp nuk do të mbulojë ose nuk do të jetë përgjegjës për asnjë tarifë, ose kosto shtesë që lidhet me konvertimin e çekut në të holla.
10. Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH)
Të gjitha tarifat dhe kostot e deklaruara në tarifat tona përfshijnë TVSH-në përkatëse, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe.
Në rast mospërputhjeje midis versionit të anglishtes të Tarifave tona dhe gjuhëve të tjera, versioni anglisht do të ketë përparësi.
U përditësua më: 28 gusht 2024.
Versioni: PL3.24
AirHelp është përmendur në: